Top News – NATO vs Rusisë, 1000 të plagosur në ditë / Gjermania ‘merr masat’ në rast të një lufte
22/09/2025 15:23

Forcat e armatosura të Gjermanisë po planifikojnë se si të trajtojnë një numër të mundshëm prej 1,000 trupash të plagosura në ditë, në rast se shpërthen një konflikt në shkallë të gjerë mes NATO-s dhe Rusisë, dhe mes paralajmërimeve të hershme nga aleanca se Moska mund të jetë e aftë të nisë një sulm në vitin 2029. Moska ka hedhur poshtë çdo sugjerim se mund të jetë duke u përgatitur për një luftë me aleancën ushtarake perëndimore, por inkursionet e fundit të avionëve dhe dronëve rusë në territorin e NATO-s kanë rritur frikën e përshkallëzimit. Ekspertët gjermanë thonë se numri i trupave të plagosur në një konflikt të mundshëm do të varej nga intensiteti i betejës dhe flasin për një shifër prej rreth 1,000 trupash të plagosura në ditë. Ushtritë evropiane, përfshirë shërbimet e tyre mjekësore, rritën përgatitjet për konflikt të mundshëm me Moskën pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 2022. Gjermania gjithashtu po e përshtat vazhdimisht trajnimin e saj mjekësor, duke përfshirë mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë. Duke patur parasysh rolin e dronëve në betejat e sotme, gjermania planifikon përdorimin e trenave dhe autobusëve për të transportuar të plagosurit ndërkohë që po punon për përmirësimin e evakuimeve mjekësore nga ajri. Të plagosurit në luftë, trajtohen fillimisht në vijën e frontit, para se të transportohen në gjermani për kujdes në spitalet civile. Spitalet në gjermani kanë një kapacitet prej deri në 440 mijë shtretërish, nga të cilët, afro 15 mijë do të nevojiten për të plagosurit e luftës.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58