Top News/ NATO të rrëzojë dronët rusë mbi Baltik / Lituania: Avionët aleatë t’i shkatërrojnë
12/09/2024 11:49

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duhet të rrëzojnë dronët rusë që hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, pasi javën e kaluar një dron i Rusisë u rrëzua në Letoni. Avionët luftarakë nga shtetet e tjera të NATO-s kanë patrulluar qiejt mbi shtetet e Baltikut që kur ato u bënë pjesë e aleancës ushtarake më 2004, pasi tri ish-republikat sovjetike nuk kanë avionë të nevojshëm për patrullime. Avionët e NATO-s “nuk duhet vetëm të patrullojnë, por nëse është e nevojshme, edhe të shkatërrojnë dronë”, tha ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Laurynas Kasciunas. Ai shtoi se procesi i vendimmarrjes për këtë duhet të shkurtohet, në mënyrë që kjo të bëhet e mundur. Deklaratat e tij vijnë pasi të shtunën një dron i Rusisë u rrëzua në Letoni. Forcat e armatosura të Letonisë thanë se droni ishte i llojit Shahed, prodhim iranian, i pajisur me mjete shpërthyese. Të martën, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, tha se shteti i tij po e diskuton problemin e dronëve rusë me aleatët e tij. “Po e ngremë këtë çështje me partnerët tanë në NATO lidhur me protokollet për pengimin e dronëve, duke bërë thirrje që avionët luftarakë të aleatëve të përdoren menjëherë pasi të shohin se dronë të tillë u afrohen kufijve tanë”, tha Rinkevics. Zyrtarët nga shtetet e Baltikut po ashtu i kanë bërë thirrje NATO-s që të dislokojë sisteme të mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit lindor të aleancës. Shtetet e NATO-s nuk kanë sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore, por vitin e kaluar aleanca u pajtua për dislokime afatshkurtra për të zmbrapsur Rusinë. Në prill, Holanda dislokoi sisteme raketore Patriot për ushtrime në Lituani, por shtetet e Baltikut duan që të ketë dislokim të përhershëm në rajon të sistemeve të mbrojtjes ajrore. Në fillim të shtatorit, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski, tha se Varshava duhet të ketë të drejtë të rrëzojë raketa ruse që kërcënojnë territorin e saj nga hapësira ajrore ukrainase.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55