Top News – NATO të marrë kontrollin e Arktikut / Meloni garanton: SHBA nuk do e pushtojë Greenlandën
09/01/2026 14:26

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të premten se nuk besonte që Shtetet e Bashkuara do të përdornin forcën ushtarake për të pushtuar Groenlandën, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda për NATO-n. Në një konferencë për shtyp, në fillim të vitit të ri, Meloni shtoi se kishte nevojë për një prani "serioze dhe domethënëse" të NATO-s në rajonin e Arktikut, përfshirë Groenlandën. "Unë vazhdoj të mos besoj në hipotezën se Shtetet e Bashkuara do të nisnin një veprim ushtarak për të marrë kontrollin e Groenlandës, një opsion që unë qartë nuk do ta mbështesja", tha Meloni. "Unë besoj se nuk do të ishte në interesin e askujt. Mendoj se nuk do të ishte as në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qenë të qartë", shtoi ajo. Një operacion ushtarak amerikan i fundjavës që coi në kapjen e udhëheqësit të Venezuelës ringjalli shqetësimet në lidhje me qëllimet e SHBA-së ndaj Groenlandës. Shtëpia e Bardhë tha të martën se SHBA-të po shqyrtonin një sërë opsionesh për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake. Meloni, e cila shihet si një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Evropë, tha se ishte "e qartë për të gjithë" se çdo veprim i SHBA-së në lidhje me Groenlandën do të kishte një ndikim të rëndësishëm në NATO, duke shtuar se kjo ishte arsyeja pse ajo nuk mendonte se Uashingtoni do të vepronte.

Top Channel/ SHBA-Iran, Trump: Po bisedojmë…/ “Diskutime serioze, e kuptojnë se çfarë i pret”
01/02 15:37
Top News – Gjithë Lindja e Mesme do digjet! Irani paralajmëron SHBA-në me konflikt rajonal
01/02 15:02
Top News – Rihapet ‘porta’ për në Gaza…Kalimi kufitar i Rafahut u mbyll për dy vjet
01/02 15:00
Top Channel/ Anglezët: “Epstein” vepër e rusëve/ “The Daily Mail”: Gjithçka e organizuar nga ish-KGB
01/02 14:50
Top News – ‘Mund t’i kesh të dyja, nuk jam posesiv’ / Miroslav Lajçak në dosjen ‘Epstein’, dorëhiqet
01/02 14:41
Top News – Autobusi del nga autostrada, 8 viktima / Aksident tragjik në Turqi, edhe 26 të lënduar
01/02 14:35
Top News- Trendi ‘i pluskimit’ mbi akull/‘Det emocionesh’, moskovitët zbulojnë formë të re relaksimi
01/02 14:18
Top News -‘Lirohet’ 5-vjeçari i arrestuar nga ICE / Gjykata vs Trump: Shkel Deklaratën e Pavarësisë
01/02 13:36
Top News – NATO nuk mund ta zbrapsë Rusinë / Aleanca është goditur nga grindjet transatlantike
01/02 13:11
Top News- Katastrofë! Treni përplaset me kamionin / Stuhia e borës ndërshkon SHBA, -33 gradë celcius
01/02 12:51
Top News – SHBA, marrëveshje për Kubën / Trump optimist: Besoj se mund ta arrijmë
01/02 12:45
Top News – Një milion satelitë në orbitë / Elon Musk aplikon: Do furnizojnë me energji IA
01/02 12:37
Top News – Irani ‘e ka gishtin në këmbëz’ / Ndërsa Trump dërgon flotën e fuqishme në rajon
01/02 12:27
Top News – Ushtritë evropiane, ‘grupe terroriste’ / Irani hakmerret me BE-në për Rojat Revolucionare
01/02 12:26
Top Channel/ Dosja ‘Epstein’ trondit Anglinë/ Fotografitë e Princit Andrew, Starmer: Të dëshmojë…
01/02 11:36
Top Channel/ Takim i ri në Florida SHBA-Rusi, Witkoff: Bisedime produktive për paqen
01/02 01:31
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Anglinë! Fotot e rënda të Princit Andrew
01/02 01:31
Top Channel/ Skandali Epstein “djeg” Lajçak, dorëhiqet pas i dolën bisedat me pedofilin
31/01 23:06
Top News – Shpërthime vdekjeprurëse në Iran/ 5 viktima dhe të plagosur, Izraeli mohon përfshirjen
31/01 17:50
Top Channel/ Sauditët “dritë jeshile” Trump-it: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit!
31/01 14:55
DIGITALB DIGITALB