NATO i bën thirrje Rusisë të ndalojë çdo aktivitet destabilizues në Ballkanin Perëndimor. Në një përgjigje për Top Neës përmes postës elektronike, Riggio Daniele, një zyrtar i lartë i NATO ngre alarmin se pas pushtimit të Ukrainës, Rusia po përhap dezinformim, frikësim dhe po ndërmerr aktivitete të tjera destabilizuese në vendet e Ballkanit Perëndimor. Zyrtari i lartë i NATO, në përgjigje të interesimit të Top Neës, të cilën jeni duke e parë në ekran përmes e-mailit të dërguar, pohon se aleanca po monitoron me kujdes situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se trupat e KFOR, shtabi i NATO-s në Sarajevë dhe zyra në Beograd janë për të siguruar paqen në Ballkan.