Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar të martën se Rusia nuk e ka ndalur planifikimin për një pushtim të plotë të Ukrainës që nga njohja e pavarësisë së enklavave separatiste. Stoltenberg ka folur në një konferencë në Bruksel, nga ku tha se aleatët e NATO-s kanë më shumë se 100 avionë luftarakë në gatishmëri të lartë dhe më shumë se 120 anije luftarake gati në det nga Rrethi Arktik deri në Detin Mesdhe.