Top News/ NATO nuk është gati për përballje me Rusinë…Aleancës i duhen edhe 35 deri në 50 brigada
08/07/2024 13:20

NATO-s do t'i duhen 35 deri në 50 brigada shtesë për të realizuar plotësisht planet e saj për t'u mbrojtur kundër një sulmi nga Rusia, tha një burim ushtarak për agjencinë e lajmeve Reuters. Burimi, duke folur në kushte anonimiteti, nuk pranoi të japë më shumë detaje rreth planeve, që janë sekrete. Një brigadë përbëhet nga 3,000 deri në 7,000 trupa, kështu që gjenerimi i 35 deri në 50 njësive të tjera, të tilla, do të ishte një sfidë e rëndësishme. Një tregues tjetër i përmasave të sfidës me të cilën përballet NATO, ndërsa rinovon qëndrimin për të marrë seriozisht kërcënimin e një sulmi rus, është edhe fakti se vetëm gjermanisë, sipas burimeve, do t’i duhet të katërfishojë kapacitetet e saj të mbrojtjes ajrore. Në një samit në Vilnius vitin e kaluar, liderët e NATO-s ranë dakord për planet e para të mëdha të mbrojtjes të aleancës në më shumë se tre dekada, dhe zyrtarët punuar në këtë drejtim, që atëherë. Udhëheqësit e NATO-s pritet të marrin një përditësim mbi planet në Uashington këtë javë, në një samit ku do të shënohet edhe 75 vjetori i aleancës transatlantike të sigurisë. Një zyrtar i NATO-s tha se planifikuesit ushtarakë të aleancës kishin identifikuar "kërkesa të detajuara për trupat dhe armët e nevojshme për të mbrojtur aleancën". “Mbrojtja ajrore dhe raketore, armët me rreze të gjatë veprimi, logjistika si dhe formacionet e mëdha të manovrimit tokësor janë ndër prioritetet tona kryesore”, shtoi zyrtari. Ministria e mbrojtjes në Berlin nuk pranoi të komentojë planet e ardhshme të NATO-s pasi ato janë të klasifikuara. Ajo tha se të gjithë aleatët janë ftuar të koordinohen për përmbushjen e nevojave të NATO-s dhe se këto përpjekje do të shtrihen edhe në vitin e ardhshëm.

Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32
Top Channel/ Zgjatet hetimi i vrasjes së Kalasë, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
04/04 15:23
Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59