Sulmet kibernetike ndaj vendit tonë kanë shqetësuar edhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, çka ka bërë që të dërgojnë një ekip për të ndihmuar qeverinë shqiptare. Kjo vizitë vjen pas komunikimit të Kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg. Kreu I këtij delegacioni, zv.asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai në një conference me ministrin e Mbrojtjes Peleshi, garantoi ndihmë politike e praktike nga NATO.