Korridori i tetë është përfshirë në infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s. Me pikënisje në kompleksin portual Durrës-Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi, korridori i tetë është vlerësuar si një nyje strategjike e sigurisë euroatlantike. Pas përfundimit të ministerialit të ministrave të mbrojtjes të mbajtuar në Bruksel, ministri Pirro Vengu veçoi këtë vendim të aleancës ushtarake si mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë.