Top News/ NATO në alarm për Ballkanin / Blinken vjen në Bruksel, samit i ministrave të jashtëm
26/11/2023 12:16

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen nga e hëna deri të mërkurën në Bruksel dhe në qendër të takimit do të jetë agresioni rus në Ukrainë dhe situata në Ballkanin Perëndimor. Departamenti amerikan i Shtetit tha se sekretari Antony J. Blinken do të marrë pjesë në takim, përfshirë takimin e parë të ministrave të Jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë. “Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe qëndrueshmërinë rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë përparësitë e takimit të Uashingtonit në korrik të vitit 2024”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Shtetit. NATO-ja vazhdon të mbështesë Ukrainën e cila shpreson që një ditë të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore, zgjerimi i së cilës kundërshtohet nga Moska, e cila nuk i sheh me sy të mirë as aspiratat e vendeve të Ballkanit për integrimet euroatlantike. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë javës vizitoi disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se aleanca po shqyrton një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në rajon, për të mbajtur tensionet nën kontroll. Trupa shtesë u vendosën në Kosovë pas një përleshjeje të armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në veri të vendit me 24 shtator. Një pjesëtar i policisë u vra gjatë sulmit në ngjarjen që cilësohet si më e renda që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë. Kosova akuzon Serbinë për organizimin dhe mbështetjen e sulmit, ndërsa Beogradi mohon lidhjet me sulmin, përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radoiçiç, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi. NATO-ja vendosi 1,000 trupa shtesë në Kosovë pas kësaj ngjarjeje, dhe sipas sekretarit Stoltenberg ky ishte shtimi më i madh i trupave në vitet e fundit, që dëshmon sa seriozisht e trajton aleanca dhunën e 24 shtatorit. “Tani ne po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm për t’u siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë”, tha Stoltenberg të hënën në Prishtinë. Një ditë më pas në Beograd ai i tha presidentit serb Aleksandar Vuçiç se palët duhet të ulin tensionet dhe “grumbullimi i forcave ushtarake serbe pranë vijës kufitare” më Kosovën, “nuk e ndihmon situatën”.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07