“Është I rëndësishëm bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet NATO-s dhe BE-së për të ruajtuar stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka qenë ky mesazhi I dhënë nga zv.sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, përmes një postimi në rrjetin social X. Mesazhi erdhi pas një takimi të zhvilluar me Peter Sorensenin, përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.