Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se në Samitin e Madh të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare që mbahet këto dy ditë në Bruksel, një nga temat kryesore të diskutimit do jetë situata e sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, shefi i Aleancës së Atlantikut verior, tha se “është parë dhunë serioze në veri të Kosovës, retorikë ndarëse e shkëputëse në Bosnjë Hercegovinë, dhe tentativa malinje të ndërhyrjeve nga Rusia”.