Pasi Serbia kërkoi të hënën vendosjen e KFOR në Veri, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçic. Në një postim në Tëitter Stoltenberg deklaron se u ka bërë thirrje Kurtit dhe Vuçic që të përmbaheshin nga veprimet e njëanshme që do të mund të shkaktonin përshkallëzimin e situatës. Kreu i NATO thotë se ka biseduar me Vuçic dhe Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe se e ka bërë të qartsë se misioni i NATO në Kosovë, KFOR-i mbetet vigjilent.