Top News- NATO, luftë me Rusinë deri në 2029 / Paralajmëron Gjermania: Putin e ka planifikuar sulmin
02/06/2025 13:53

NATO duhet të jetë gati për luftë në katër vitet e ardhshme, paralajmëroi shefi i mbrojtjes i Gjermanisë, pasi pretendoi se Rusia po përgatitet të sulmojë më shumë vende evropiane. Gjenerali Carsten Breuer tha se NATO po përballet me një "kërcënim shumë serioz" nga Rusia, më i rëndi që ai ka parë në 40 vitet e tij të shërbimit. Breuer shpjegoi se Rusia po prodhon armë me një ritëm të shpejtë, me rreth 1,500 tanke beteje dhe katër milionë fishekë artilerie çdo vit. Çështja kryesore është se jo të gjitha këto po dërgohen apo përdoren në Ukrainë, e ndoshta kjo tregon se municionet po grumbullohen për t'u përdorur kundër vendeve të NATO-s. "Ka një qëllim dhe ka një grumbullim të rezervave", thotë ai. Breuer e përforcoi paralajmërimin e tij duke thënbë se "analistët po vlerësojnë vitin 2029" si afatin kohor të mundshëm të Rusisë për një sulm, duke përfunduar: "Duhet të jemi gati deri atëherë". "Nëse më pyesni tani, a është kjo një garanci që nuk do të ndodhë dicka më herët se viti 2029? Do të thoja jo, nuk është. Pra, duhet të jemi në gjendje të luftojmë që tani", tha ai. Në prill, gjenerali paralajmëroi se Putini do të ketë grumbulluar një ushtri prej 3 milionë trupash deri vitin e ardhshëm dhe se ai dëshiron të "dobësojë dhe shkatërrojë NATO-n si aleancë dhe të diskreditojë formën perëndimore të shoqërisë". Shtetet baltike; Lituania, Letonia dhe Estonia janë veçanërisht të prekshme, sipas ekspertit të mbrojtjes. Estonezët përdorin analogjinë e të qenit afër një zjarri të egër dhe të qenit në gjendje të "ndjesh nxehtësinë, të shohësh flakët dhe të nuhasësh tymin". Gjenerali bëri thirrje për veprim, duke u kërkuar vendeve të tjera të NATO-s të rindërtojnë ushtritë e tyre.

Top Channel/ Greqi: fëmijë me gjen kancerogjen; dhurues danez i sëmurë, një mitur vdes, një kritik
12/12 23:10
Top Channel/ Tension në protestën e Lapajt: Policia i kërkon të heqë tendën para kryeministrisë
12/12 23:07
Top Channel/ Berisha, thirrje për protestë! Kreu PD komenton vendimin për Ballukun, kërkon falje…
12/12 22:51
Top Channel/ “Më kanë bërë katër atentate doktor”, demokrati: Kemi një kafe të krimit në Elbasan
12/12 21:57
Top Channel/ “Ne bëjmë edhe gabime”, Berisha kërkon falje për firmat e demokratëve për Shabanin
12/12 21:35
Top News – Tensione tek Kryeministria. Policia i heq cadrat Adriatik Lapajt, reagone protestuesit
12/12 20:42
Top News- Laert Haxhiu dhe grupi i tij perballen me pasojat, ben krimet me te merrshme ne pak vite
12/12 20:40
Top News- Rrihet me çekiç 26-vjeçari, sulmi me porosi pas një zënke në rrjetet sociale
12/12 20:29
Top Channel/ Tensione para Kryeministrisë, policia heq tendën, Lapaj: Edhe bukën na e zunë në grykë
12/12 20:22
Top Channel/ Protesta në Durrës/ Të rinjtë kërkojnë drejtësi për Erion Bobën që u qëllua me thikë
12/12 20:07
Top Channel/ Aksident në Lushnjë, makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi
12/12 20:03
Top Channel/ Monografia që rikthen Zajmin 130 piktura që rindërtojnë botën e piktorit
12/12 20:02
Top Channel/ Makina përplaset me motorin në Lezhë, dy të lënduar
12/12 19:47
Top Channel/ “Paqja fiskale” alarmon investitorët: Cënon bizneset dhe largon sipërmarrjet e huaja
12/12 19:45
Top Channel/ Zelensky sfidon: Video në Kupjansk teksa Rusia mburret me pushtimin
12/12 19:39
Top News- Festë me fishekzjarrë për Belinda Ballukun, Fieri e Lushnja i gëzohen Kushtetueses
12/12 19:35
Top Channel/ Balluku rikthehet në detyrë/ Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO
12/12 19:34
Top Channel/ Berisha kërkon falje për firmat e Avokatit të Popullit: Kërkoj ndjesë, por…
12/12 19:15
Top Channel/ Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Berisha: E shpëtoi kryeministri, nesër…
12/12 19:08
Top News- Ulërima para Kryeministrisë, policia tërheq zvarrë çadrën e Shqipërisë Bëhet
12/12 19:03
BILETA Portokalli - Bileta