Top News – ‘NATO, lojë shahu me vdekjen’!/Medvedev-Nuk kërcënohet një fuqi bërthamore!
05/09/2022 09:30

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev kërcënoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Perëndimin duke thënë se vendet që presin me padurim të shohin një “kolaps” të Rusisë, me rastin e pushtimit të Ukrainës, po luajnë një lojë të rrezikshme. Kërcënimi i Medvedev, përmes një postimin në rrjetin më të madh social rus, u bë në të njëjtën ditë kur u bë e ditur se një nëndetëse bërthamore ruse iu afrua Detit Mesdhe.