NATO kërkon nga vendet anëtare që të vendosin si prioritet industrinë ushtarake të prodhimit të armëve, për t’i paraprirë mundësisë së një përshkallëzimi të luftës me Rusinë. Në një reagim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh në lidhje me idenë e rivitalizimit të industrisë së armëve në Shqipëri se diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve”.