Top News – NATO i kërkon ushtarë Gjermanisë / Duhen edhe 40 mijë trupa shtesë, rrezik nga Rusia
29/05/2025 11:40

NATO po punon që të forcojë ndjeshëm mbrojtjen, vecanërisht në kufijtë lindorë të saj, për shkak të rrezikut që vjen nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Sipas burimeve të brendshme, NATO dëshiron që Gjermania të vërë në dispozicion edhe shtatë brigada të tjera, pra rreth 40,000 ushtarë shtesë për mbrojtjen e aleancës. Objektivat e reja për armët dhe numrin e trupave, për të cilat ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s pritet të bien dakord javën e ardhshme, konsiderohen si të dakordësuara, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters tre persona që kanë njohuri për këtë çështje. Sipas një zyrtari të lartë ushtarak objektivi për numrin e përgjithshëm të brigadave që aleatët e NATO-s do të duhet të vënë në dispozicion në të ardhmen do të rritet në 120 deri në 130. Kjo përbën një rritje prej rreth 50 përqind të objektivit aktual që është rreth 80 brigada. Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes nuk pranoi të shprehej lidhur me këtë lajm. Zëdhënësi tha se nuk mund të flasë paraprakisht për vendimet e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të merren javën e ardhshme si dhe të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në samitin e tyre në fund të qershorit. As NATO nuk ka bërë deri tani ndonjë deklaratë. NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj pasi që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 e sheh Rusinë si një kërcënim ndjeshëm më të madh. Shifra të sakta lidhur me objektivat e NATO-s janë të vështira për t'u verifikuar. Në samitin e NATO-s në Hagë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dëshiron t'i bindë krerët e shteteve dhe të qeverive që ta dyfishojnë objektivin aktual të shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen nga dy në pesë përqind të prodhimit ekonomik. 3.5 përqind duhet të jenë në dispozicion vetëm për ushtrinë dhe 1.5 përqind për shpenzimet në sektorët ndihmës që lidhen me të.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45