Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nisi vizitën zyrtare në Kosovë me pritjen që iu rezervua në Presidencë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe më pas me konferencën e përbashkët për shtyp. Shefi i NATO-s tha para gazetarëve se aleanca do të vazhdojnë të mbështesë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe se KFOR është gati për çdo situatë pasigurie.