Serbia si përfaqësuese e Rusisë në rajonin tonë, është e përkushtuar ta kthejë këtë rajon në vitet 90-të, pasi së bashku me aleatët e saj, duan të zhbëjnë gjithçka që është arritur ndër vite. Kështu tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë kushtuar 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.