Top News – NATO e shqetësuar/ Rusia rrit praninë ushtarake pranë Ukrainës
01/04/2021 21:52

NATO-ja tha të enjten se ishte e shqetësuar për rritjen e pranisë ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës, ndërkohë që ambasadorët e aleancës u takuan për të diskutuar mbi shtimin e dhunës në rajonin lindor të Ukrainës, Donbass. Një zyrtar i NATO-s tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Moska po minon përpjekjet e paqes në Ukrainën lindore. "Aleatët ndanë shqetësimet e tyre në lidhje me aktivitetet e fundit ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe rreth saj. Aleatët janë gjithashtu të shqetësuar për shkeljet nga Rusia të armëpushimit të korrikut 2020 që çuan në vdekjen e katër ushtarëve ukrainas javën e kaluar,” tha zyrtari i NATO-s. Ai tha gjithashtu se "veprimet destabilizuese të Rusisë minojnë përpjekjet për të ulur tensionet.” Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha se shtimi i tensioneve në rajonet lindore të Ukrainës tregon se Rusia po përpiqet të krijojë një atmosferë kërcënuese për bisedimet e armëpushimit. Komentet erdhën pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili, sipas agjencisë së lajmeve Tass, tha të enjten se çdo përpjekje për të filluar një konflikt të ri ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës, mund të çojë në shkatërrimin e vendit. Kremlini tha po sot se lëvizjet e fundit të trupave ruse dhe të pajisjeve ushtarake pranë kufijve me Ukrainën kishin për qëllim garantimin e sigurisë së Rusisë dhe nuk ishin kërcënim për askënd. Këtë javë komandanti i përgjithshëm i Ukrainës akuzoi Moskën për shtimin e forcave pranë kufirit të tyre të përbashkët dhe tha se separatistët pro-rusë po shkelnin sistematikisht armëpushimin.

Top Channel/ Putin sulmon liderët europianë: derra të vegjël
17/12 23:22
Top Channel/ Shisnin 40 mijë doza narkotikësh në muaj në Itali, arrestohet shqiptar, dyshohet se…
17/12 22:38
Top Channel/ Negociatat për paqe, diplomatët amerikanë dhe europianë bien dakord për siguri
17/12 22:35
Top Channel/ Tronditet Afrika e Jugut, DJ i njohur ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit
17/12 22:26
Top Channel/ Vrasja makabre e djalit të zyrtarit të lartë ukrainas, u torturua për 200 mijë dollarët
17/12 22:09
Top News – Trupat evropiane do zbrapsin rusët / Merz shpjegon garancitë që i janë ofruar Ukrainës
17/12 15:25
Top News – ‘Momenti i pavarësisë së Evropës’ / Von Der Leyen: Jetojmë në një botë luftërash
17/12 15:11
Top News – Putin kritikon “histerinë” perëndimore: Thirrjet për luftë me Rusinë, marrëzi
17/12 15:10
Top News – Gripi i ri sulmon Evropën / ‘Gjunjëzon’ kujdesin shëndetësor, spitalet në vështirësi
17/12 15:09
Top News – Dinosaurët jetonin në Itali / Gjenden mijëra gjurmë 210 milionë vjeçare
17/12 14:39
Top News – Brezi i humbur i Ukrainës / I bllokuar në një ‘karantinë të përjetshme’
17/12 14:38
Top Channel/ Trump i shtrëngon “lakun” Venezuelës: SHBA bllokon anijet cisternë të naftës!
17/12 14:37
Top News – Rusia, kërkesa ‘të paarsyeshme’ / Meloni flet për diskutimet për paqen në Ukrainë
17/12 13:46
Top Channel/ Krerët e BE-së në Bruksel, cfarë pritet nga samiti: “Detyra” për vitet e ardhshme!
17/12 12:33
Top Channel/ BE heq dorë nga motorët me djegie: Por makina me naftë edhe pas 2035-sës!
17/12 12:08
Top News – Stacion metroje nën Kolose / Bashkë me thesaret antike të qytetit të përjetshëm
17/12 11:53
Top News – Çisternat e naftës ‘nën rrethim’ / Trump ‘bllokon’ hyrjen dhe daljen nga Venezuela
17/12 11:52
Top News – Mossadi kërcënon Iranin / ‘Bombën bërthamore e shihni vetëm në ëndrra’
17/12 11:52
Top News – ‘Të ndalojmë pushtuesit e huaj’ / Trump ndalon hyrjen në SHBA për 20 shtete të tjera
17/12 11:29
Top News – Bum kanabisi, emergjencë ketamine / Aeroporti i Brukselit ‘nën sulm’, rriten sekuestrimet
17/12 11:29
DIGITALB DIGITALB