Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka kërkuar qendrueshmëri në rajon gjatë bisedimeve me presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski në selinë e NATO-s si një shenjë e përkushtimit për Aleancën Atlantike të Veriut. Në konferencën përmbyllëse të takmit, Jens Stoltenberg është shprehur se që prej dy vjetësh që Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s ka provuar që është një aleat shumë i vlerësuar.