Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg njoftoi këtë fillim viti se NATO duhet të rrisë prodhimin të armëve ndërkohë që ufta në Ukrainë po zvarritet. Ai thotë se NATO duhet të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në terma afatgjatë, duke sinjalizuar se lufta mund të mos marrë fund së shpejti. Kreu i Aleancës Veri-Atlantike deklaroi se Rusia nuk tregon shenja dorëzimi nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën.