Në kulmin e frikës për një konflikt ushtarak në kufijtë e Evropës, NATO dhe SHBA janë duke blinduar ushtarakisht kufijtë lindorë të kontinentit duke dërguar më shumë trupa, anije dhe avionë luftarakë. Pjesa më e madhe e trupave ku janë vendosur forcat e NATO-s ndahen midis Ballkanit dhe Balltikut, duke e bërë rajonin pikë kyce për operacionet e aleancës në rast se Rusia pushton Ukrainën.