Në vitin 1999 NATO ndërhyri për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për 78 ditë me radhë, NATO bombardoi shënjestrat e ushtrisë së atëhershme serbe. Pas tërheqjes së saj nga Kosova, në qershor të ’99-ës, NATO zbarkoi me misionin e saj paqeruajtës KFOR, të përbërë prej më shumë se 50.000 ushtarësh.