Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike do ta rrisë për 700 numrin e trupave në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, ai i ka dënuar sulmet që kanë ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të hënën në veri të Kosovës, dhe ka thënë se ato janë të “papranueshme”.