Në 30 maj dhe 3 qershor kombëtarja shqiptare e Femrave do të luajë 2 ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Nations League ndaj Ukrainës dhe Cekisë. Trajneri i vajzave kuqezi, ka përpiluar listën me 23 futbollistet e përzgjedhura për këto dy ndeshje që janë vendimtare për skuadrën tonë përfaqësuese.