Me ndezjen e flakadanëve në “Natën e Zjarreve” mbrëmjen e së enjtes në Prekaz dhe koncertin me këngë e valle patriotike në Skënderaj ka përfunduar manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktivitete të përvitshme që nderojnë e kujtojnë heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.