Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka përgatitur raketën e re gjigande të saj që do të kthejë njeriun në hënë, për fluturimin inaugurues. E njohur si Space Launch System, raketa është vendosur në një platformë në qendrën Hapësinore Kennedi, në Florida, për një fluturim të planifikuar për më 29 gusht. Debutimi i planifikuar është në fakt një test pa ekuipazh në bord, por misionet e të ardhmes do të kthejnë astronautët në sipërfaqen e hënës për të parën herë në më shumë se 50 vite. Raketa nisi të zhvendosej drejt platformës mbrëmjen e të martës, por me një shpejtësi prej vetëm 1 km në orë, asaj iu deshën afro 10 orë për të përfunduar udhëtimin 6.7 kilometërsh.