Raketa e re e NASA-s e nisi fluturimin e parë drejt Hënës të mërkurën, për herë të parë që nga përfundimi i programit Apollo 50 vjet më parë. Kjo ngjarje e sjell SHBA-në një hap më afër qëllimit për dërgimin e astronautëve në sipërfaqe të Hënës Nëse gjithçka shkon mirë gjatë fluturimit tre-javor, kapsula e ekuipazhit do të sillet rreth një orbite të gjerë rreth Hënës dhe më pas do të kthehet në Tokë në dhjetor.