Partia Demokristiane, e drejtuar nga Nard Ndoka, ka depozituar këtë të shtunë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar si parti në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ku do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnjë.