Naim Murseli ka dhënë dëshminë e tij në departamentin e krimeve të rënda pranë Porkurorisë Themelore të Prishtinës këtë të mërkurë. Ai akuzohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar. Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku tha se Murseli dha nëj dëshmi të gajtë para prokurorisë, e cila u ndërpre për të vijuar në një tjetër seancë. Sipas avokates, Murseli rrëfeu një version krejt tjetër të ngjarjes, ndryshe nga ai i publikuar në media gjatë javëve të fundit.