Ulet me gjashtë lekë çmimi i naftës në vend, ndërkohë që tregtimi i benzinës dhe gazit do të jetë në po të njëjtin nivel çmimi. Ende pa kaluar 24 orë, nga vendimi paraprak për çmimet tavan, bordi i transparencës miratoi këtë të mërkurë, nivelin e ri të çmimeve duke marrë për referencë bursat ndërkombëtare.