Shefi i ekzekutivit, Edi Rama vlerëson se në bursat ndërkombëtare çmimet e kaburanteve janë rritur deri në 40%, ndërsa në Shqipëri rritja ka qenë më e moderuar. Megjithatë, një paralajmërim e pati për furnizuesit e naftës në vend, kur ju tha që të mos abuzojnë me fitimin, se në të kundërtën shteti do të ndërhyjë përmes vendosjes së çmimeve tavan. Rama: “Kjo do të thotë marzhe fitimi më të ulëta për ju, por më mirë kjo sesa bordi në kurriz” Rama hodhi poshtë kategorikisht mundësinë që shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimin e rritur të karburanteve, të rikthehet për qytetarët dhe bizneset në çmimin fundor. Rama: “Një kërkesë që më ka tërhequr vëmendjen është kërkesa që gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit të rikthehet për qytetarët dhe bizneset në çmimin fundor. Ka vetëm një kategori që do marrë më shumë sa herë të jepet mundësia, është kategoria e pensionistëve. Askush nuk duhet të kërkojë asgjë nga buxheti i shtetit pavarësisht nga dinamikat.” Sa i takon taksës së qarkullimit, Rama u shfaq i palëkundur nga qëndrimi se përfshirja e kësaj takse në çmimin e naftës është zgjidhja më e mirë. Kështu sipas tij, ndotësit më të mëdhenj, paguajnë më shumë.