Treguesit e çmimit të naftës në pikat e karburantit në Shqipëri, ndryshojnë thuajsë çdo ditë duke paraqitur një rritje rekord çmimesh. Qytetarët dhe operatorët e transportit publik shprehen se e kanë të pamundur përballimin e rritjes së menjëhershme të çmimit të naftës, i cili është një zë i rëndësishëm në shpenzimet dhe buxhetin e çdo qytetari shqiptar.