Njëmbëdhjetë nga trembëdhjetë të arrestuarit për 62 mijë litra naftë kontrabandë, gjatë operacionit policor "Geni", do të qëndrojnë në qeli, ndërsa hetimet vazhdojnë. Arrest me burg është dhënë për të gjithë ekuipazhin e anijes libiane që akuzohet për kontrabandë nafte në vendin tonë. Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Durrësit për 9 marinarët e anijes së peshkimit "Abobakr 124", e cila u sekuestrua së bashku me anijen shqiptare të peshkimit "Geni" fundjavën e kaluar.