Bordi i Transparencës vendosi sërish rritjen e çmimit të tregtimit të naftës, në një kohë që në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës është kthyer në nivelet e paraluftës. Për të dytën herë radhazi çmimi i tregtimit të naftës në tregun vendas u rrit duke prekur nivelin e 227 lekë për litër. Vendimi i Bordit bie në kundërshtim me luhatjet në tregjet ndërkombëtare, ku çmimi i naftës ka zbritur në 93 dollarë për fuçi dhe 900 dollarë për ton, sikurse ishte para se të fillonte lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.