Konfindustria ngriti shqetësimin se vendimet e anëtarëve të bordit të transparencës nuk po shkojnë paralel me luhatjet e çmimeve të karburanteve në bursat ndërkombëtare. Duke marrë për referencë trendin rënës së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, konfidustria përllogarit se çmimi i shitjes me pakicë të naftës në tregun shqiptar duhet të ishte më i ulët se 183 lekë për litër. Ndërkohë prej më shumë se dy javësh çmimi i naftës në tregun vendas qëndron në kufijtë e 200 lekë për litër.