Pas daljes nga SPAK, Berisha thirri një konferencë për mediet, ku u fokusua tek çmimet e larta. Ish-kryeministri akuzoi qeverinë se barra e taksave për naftën dhe nënprodukteve të saj është më e larta në rajon, e për këtë premtoi ulje të çmimit me 40% në 100 ditët e para të qeverisë.