Sinan Ogan, i cili garoi si kandidat i Aleancës së Ataturqve në zgjedhjet presidenciale të 14 majit në Turqi dhe ia doli të marrë më shumë se 5% të votave, publikoi edhe mbështetjen e tij për balotazhin e 28 majit. Në një konferencë për shtyp të organizuar pasditen e të hënës, Ogan tha se ka vendosur të mbështesë presidentin aktual të vendit, Rexhep Taip Erdogan, teksa u kërkoi ndjekësve të tij, ta votojnë atë në balotazhin e 28 majit.