Fahri Shala, është një prej efektivëve të Policisë së kosovës që u është zënë pritë nga persona të armatosur serbë, në aktin terrorist ku mbeti I vrarë Rreshteri Afrim Bunjaku. Në një postim në rrjetet sociale Fahri Shala shprehet se kolegu I tij, Afrim Bunjaku, u vra tinëzisht. “Sot në oret e para të mengjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku”, shkruan ndër të tjera Shala.