Teksa avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha presin zbardhjen e vendimit të SPAK të 26 tetorit në mënyrë që të tërheqin njëherë atë vendim dhe vendimin e 6 nëntorit të refuzimit të kërkesës për shuarje të masës së sigurisë, GJKKO ka bërë lëvizjen e radhës. Nëpërmjet një ‘Dëftesë Komunikimi’, GJKKO ka informuar Kuvendin e Shqipërisë për vendimin e 26 tetorit dhe si dhe mbi vendimin për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit njëherësh deputet i opozitës, si person nën hetim.