Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk gjeti as gardh metalik dhe as gardë në hyrje të sallës së seancave plenare. Me vendimin e gjykatës administrative në xhep, deputetët e opozitës hynë të papenguar në sallë. Megjithatë, normaliteti nuk u rikthye plotësisht. Opozita kërkoi dorëheqjen e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.