Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e 18 gushtit, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë, ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë. Vetëm një grua arriti të shpëtonte pas shpërthimit të makinës në flakë. Një dëshmitar është shprehur për mediat greke, se tre shqiptarët po I dëgjonin të bërtisnin dhe po luteshin që ti nxirrnin jashtë makinës.