Drejtuesit e grupit të Çopjave shfaqen të shqetësuar në përgjimet e Sky Encrochat që ka të transkriptuar prokuroria e posaçme pas arrestimit të Altin Ndocit. Në përgjimet e cituara nga gazetarja Anila Hoxha në emisionin Breaking në Top Neës, krerët e grupit kërkojnë të nxjerrin Altin Ndocin pasi nuk kishin ‘qitës’. Me këtë term grupi identifikonte personat që i duheshin për kryerjen e veprave penale. Përgjimet e cituara nga gazetarja janë të viteve 5-6 viteve më parë dhe dyshohet se komunikimet e drejtuesve të grupit Çopja janë realizuar pas arrestimit të Ndocit për një dosje tjetër hetimore.