Me këto ritme të rritjes ekonomike, Shqipërisë dhe pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do t’u duhen edhe një gjysmëshekulli që të arrijnë nivelin mesatar të mirëqënies të Bashkimit Europian. Në këtë përfundim del Organizata për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik në raportin Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, ku shpaloset hendeku zhvillimor që rajoni ynë ka me Europën.