Policia ka ngritur ndaj katër të rinjve të arrestuar për vrasjen me thikë të 18 vjeçarit, Aureljo Dervishi në Shkozë akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim. Ata kanë pranuar konfliktin e çastit me viktimën, ndërsa autorësinë e goditjes fatale me thikë e ka marrë një i mitur 15-vjeçar. Të rinjtë e arrestuar kanë shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar faktit që janë shkëmbyer në makinë, kanë ndaluar dhe më pas janë përleshur.