Besimtarët myslimanë nisinë këtë të enjte muajin e Shenjtë Ramazan, muaj i cili shoqërohet me agjërimin fizik, që është privimi nga të ngrënët e të pirët nga agim deri në perëndim të diellit; por edhe me një sërë veprash që nxisin përparimin e pastrimin shpirtëro të tyre. 23 marsi shënon ditën e parë të muajit të shenjtë Ramazan, ku agjërimi i këtij muaji është një nga 5 shtyllat e besimit. Për këtë ka reaguar edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili uron besimtarët për muajin e shenjtë dhe nxit në vepra të mira.