Besimtarët myslimanë festuan këtë të diele, Fiter Bajramin. Pas një muaji të gjatë agjërimi e sakrificash, mijëra besimtarë u mblodhën në Sheshin Skënderbej për namazin. Ceremonia nisi në orën 06:40 me leximin e kuranit dhe më pas vijoi me faljen e madhe. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e mbajtur vendosi theksin tek uniteti, mëshira dhe drejtësia.