Mijëra besimtarë myslimanë të Durrësit, ashtu si në mbarë botën, festojnë sot Bajramin e Madh. Namazi i Fiter Bajramit u fal në xhaminë e madhe të qytetit dhe sheshin para saj, si dhe në xhamitë e tjera të Durrësit, ku besimtarët u mblodhën për të kryer këtë rit të rëndësishëm fetar.