Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po vijon për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës. Sipas Ramës, thesaret e historisë, me mbi 2400 objekte arkeologjike, do t’i rikthehen qytetit dhe gjithë Shqipërisë në pavione moderne dhe kushte bashkëkohore. Ai theksoi se “brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët.