Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Sipas një njoftimi të LDK-së, kryetari Mustafa ka thënë se kjo parti është e fokusuar që dialogu të filloj shpejtë dhe të rezultoj me njohje reciproke, si dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Lajçak është emëruar në fillim të muajit prill si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.